FOTO/Po hetohet për korrupsion nga SPAK, mjeku Edvin Prifti shijon pushimet në Greqi në resortin luksoz… në shoqërinë e deputetes së PS

Mjeku Edvin Prifti, ndonëse është nën hetim për korrupsion ai po shijon një palë pushime luksoze në Prevezë të Greqisë, në një nga resortet më luksoze.

Një qytetare “e devotshme” ka dërguar në redaksinë e “TCh” foton e publikuar në rrjetin social të Facebook, ku mjeku është duke festuar në shoqërinë edhe të deputetes socialiste të Kukësit, Gerta Duraku.

Fotoja është realizuar më 4 gusht të këtij viti, ku Prifti është në shoqërinë edhe të disa personave të tjerë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK  i ka sekuestruar llogaritë bankare në shumën 51.479.368 lekësh dhe 177.497 Euro mjekut kardio-kirurg Edvin Priftit, por sërish ai ia ka dalë të përballojë koston e pushime në Greqi.

Sipas burime të “TCh”, Prokuroria vendosi zgjatjen e afateve të hetimeve për një periudhë gjashtë mujore për Priftin, pasi ai u lirua nga burgu.

Kujtojmë se emri i mjekut Edvin Prifti doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, ku u arrestua dhe u la në burg  gjykatësja Enkeleida Hoxha.

Ai mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën. Në shtëpinë dhe zyrën e mjekut  me detyrë kardiokirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u gjet në total 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë, për të cilat avokati, Henrik Ligori ka këmbëngulur se shuma prej eurosh që është gjetur në banesën e mjekut ka qenë shumë e fituar nga çmimet ndërkombëtare, ndërkohë që e ka lidhur kërkesën për arrestimin e tij me fushatën.

Sipas SPAK, Prifti ka ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore false me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.

/Burimi: TCH/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *