“Kylian Mbappe nuk mund të ketë justifikime tani”. Këto janë fjalët e Nasser Al-Khelaifi, presidentit të PSG, i cili ka folur edhe për të ardhmen e Mbappe gjatë prezantimit të Leo Messi-t.
“Ai donte një ekip të fortë dhe besoj se ne kemi ekipin më të fortë në botë. Nuk ka më justifikime për të. Nuk mund të bëjë gjë tjetër vetëm që të qëndrojë”.
Mesazh shumë i qartë për Mbappe, i cili ende nuk ka rinovuar me PSG-në. Një gjë duket qartë tashmë se situata është në favor të klubit, që nëse ai nuk rinovon, nuk është habi ta shesë.
/Priza.al/