Do bëhemi të PASUR? NASA jep lajmin e bujshëm për asteroidin që do na bënte të gjithëve miliarderë

NASA është gati të nisë një mision për studimin e një asteroidi me vlerë më shumë se 10,000 kuadrilion dollarë, i cili thuhet se përmban aq metal të çmuar sa do të bënte miliarderë të gjithë njerëzimin nëse do ndahej mes tyre.

Nëse ai do sillej në Tokë, do të shkatërronte ekonominë botërore dhe do të fuste industrinë e arit në kaos për shkak të sasisë së madhe të tij.

Agjensia hapësinore ka ndërmarrë misionin vetëm për qëllime shkencore dhe se nuk po planifikon të “hapë minierë” në objektin qiellor.

Ky asteroid, i quajtur Psyche është një shkëmb hapësinor i gjerë 124 milje dhe do të jetë fokusi kryesor i projektit të NASA-s, që do të nisë në gusht të 2022. Anija do të mbërrijë në asteroid 4 vite më vonë, në fillim të 2026.

“Ndryshe nga shumica e asteroidëve të tjerë që janë trupa shkëmborë ose të akullt, shkencëtarët mendojnë se asteroidi i tipit M (metalik) 16 Psyche përbëhet kryesisht nga hekuri metalik dhe nikeli i ngjashëm me Tokën,” tha NASA në një deklaratë.

Asteroidi ndodhet midis Marsit dhe Jupiterit.

Sipas Daily Mail, besohet se janë “mbetjet e një protoplaneti të shkatërruar kur u formua sistemi diellor.”

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *