Luftuan të mbronin shtëpinë/ Shqipëria shënon viktimën e dytë nga zjarret! Shuhet çifti gjirokastrit, gruaja u dogj në 75% të trupit  

Ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra nga flakët e zjarrit edhe Tatiana Haxhiaj. Ajo është bashkëshortja e Andrea Haxhiajt, 60-vjeçarit nga Gjirokastra që humbi jetën duke luftuar me zjarrin për të shpëtuar banesën e tij.

Ky i fundit humbi jetën tragjikisht për shkak të flakëve të rëna pranë shtëpisë së tij në fshatin “Asim Zeneli”, një javë më parë në Gjirokastër, ndërsa ishte duke tentuar fikjen e tyre me bashkëshorten.

Tatiana pësoi djegie në 75% të trupit duke u shtruar urgjentisht në QSUT, ku nuk ka mundur t’ia dalë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Vendi u përfshi nga një numër i madh vatrash zjarri gjatë javëve të fundit ku ajo e Gjirokastrës nuk ishte një ndër më të rrezikshmet, megjithatë për fat të keq shkaktoi dy viktima.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *