‘Shqyhen’ mediat greke me historinë e Angela Martinit dhe me ‘budallallëkun’ e postimeve në rrjet për tangërllik

Modelja shqiptare Angela Martini ditët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes pas arrestimit të bashkëshortit të saj dy ditë më parë në ishullin e Mykonos.

Por, si u njoh modelja shqiptare me miliarderin rumun?

Pak kohë më parë Angela Martini ka treguar përmes postimeve në ‘Instastory’ se si është njohur me bashkëshortin e saj, Dragos Savulescu. Ajo ka treguar se e ka takuar atë në një festë në shtëpinë e tij në Los Angelos dhe ka treguar edhe fotografinë e bërë gjatë mbrëmjes.

‘U njohëm në një festë që po mbahej në shtëpinë e tij në Los Angeles, në kuzhinë, në të njëjtën shtëpi ku jetojmë bashkë sot. Kjo foto është bërë mbrëmjen që u takuam për herë të parë’.

Partnerja e tij e bukur, Angela Martini me anë të fotove të publikuara nga vila luksoze që ata kishin marrë me qira, vuri në alarm Autoritetet e Policisë Rumune.

Prania e biznesmenit në ishullin Cikladik u tradhtua nga partnerja e tij e cila në pamundësi për t’i rezistuar bukurive të Mykonos dhe nevojës së saj për të shfaqur në çdo rast jetën luksoze që ajo jeton me biznesmenin e kërkuar me një urdhër ndërkombëtar filloi të publikonte foto në rrjet sociale.

Në fakt, shumica e tyre ishin përmes vilës shumë të shtrenjtë që kishin marrë me qira në Agios Lazaros, e cila kushton 87.500 euro për një javë.

Sigurisht, ishte vetëm çështje kohe para se autoritetet rumune të njoftoheshin dhe në bashkëpunim me Interpolin dhe autoritetet greke u organizuan një operacion i madh për gjetjen dhe arrestimin e tij.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *