Zv.kryeministri Erion Braçe ‘u përfshi’ ditën e djeshme në transferimin e bujshëm të Lionel Messit nga Barcelona te PSG-ja.
Teksa postoi një foto të katedrales së Milanos numri dy i qeverisë, komentoi shkuarjen e yllit argjentinas pas 17 sezonesh në Spanjë, te klubi francez. Po me vendin nën flakë, qytetarët nuk ia kanë përtuar Braçes, duke e masakruar me komente.
Ata i thonë Zv.kryeministrit që të përqendrohet në shuarjen e zjarreve e në blerjen e helikopterëve për këtë qëllim, teksa vendi po përballet nga Veriu në Jug me zjarret që kanë shkaktuar dëme të mëdha.
Pak ditë më parë, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, i pyetur lidhur me zjarret në vend tha se, kishte qenë në një eveniment familjar ndërsa pas kthimit në detyrë, porosiste zjarrfikësit që të përdornin kazma, lopata e sëpata, për frenimin e flakëve.
Po kështu ministri i Brendshëm është fotografuar duke pushur në bregdet, ndërkohë që ministri i Brendshëm i Kosovës erdhi në Kukës për të mbikëqyrur zjarret në Kalimash, bashkë me trupat ushtarake e zjarrfikësit nga Kosova.
/Burimi: Hashtag.al/