KUKËS– Agron Rehfeldt, 51 vjeç, banues në Prishtinë është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, teksa futej në Shqipëri. Në njoftimin e policisë mësohet se 51-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpol Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, për grabitje me armë.
Sot ai ka tentuar të hyjë në Shqipëri, por kontrollit të dokumentacionit ka rezultuar person në kërkim në Dubai.
Rehfeldt është vënë në pranga dhe pritet të ekstradohet.
Njoftimi i policisë Morinë, Kukës:
Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Grabitje me armë”. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:
A.R, 51 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Interpol Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale “Grabitje me armë “. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.
/Priza.al/