FOTO+VIDEO/ ‘Jemi bijtë e Akilit, do fitojmë’! Nis ofensiva greko-ruse nga toka, deti dhe ajri, për fikjen e zjarreve në Evia dhe Peloponez  

“Jemi spartanë! Jemi bijtë e Akilit! Nuk ka kthim mbrapa, do fitojmë!”. Kanë qenë këto thirrjet drithëruese dhe prekëse të ushtarëve, zjarrfikësve dhe vullnetarëve grekë që kanë bashkuar forcat bashkë me flotën ruse të avionëve zjarrfikës për të vënë nën kontroll zjarret që po shkrumbojnë Greqinë.

Prej pak kohësh ka nisur tashmë aksioni i koordinuar nga toka dhe ajri, që synon ndaljen e përparimit të gjuhëve të flakëve që kanë përparuar në sbhumë zona të shtyra edhe nga era.

Φωτιά στην Εύβοια: Σε ύφεση τα πύρινα μέτωπα - Fimotro

“Ofensiva greko-ruse” e kanë konsideruar mediat greke këtë përpjekje spartane për të marr situatën nën kontroll nga zjarret, duke transmetuar Live pamje nga operacioni gjigant spektakolar.

Shteti anëtar i NATO-s me një prej ushtrive më të mëdha dhe më moderne në Ballkan, u turpërua përpara zjarreve të fuqishëm që prej javësh po shkrumbojnë gjithçka.

Featured image of article: Superfuqia ruse vjen në ndihmë të Greqisë në luftën kundër zjarreve, 3 avionë do të lëshojnë 110 tonë ujë në vatra

Edhe pse u kërkoi ndihmë aleatëve, përsëri duket se vetëm ndihma e “Ariut” është ajo që do ta ndihmojë këtë shtet të mos “kapitullojë” përpara flakëve.

Sikurse kanë transmetuar edhe mediat, tre gjigantët rusë fluturues “Beriev-200” dhe dy “Ilyushin il-76”, kanë nisur aksionin së bashku sot për të shuar zjarrin që ka pushtuar Evian dhe Peloponezin.

Sipas informacioneve ekskluzive të “Protothema.gr”, planifikimi i Mbrojtjes Civile dhe Brigadës së Zjarrit, u përfundua dhe para një ore avioni amfib rus “Beriev” i pari, së bashku me dy gjigantët “Ilyushin”, kanë nisur inkursionin zinxhir nga ajri, duke u përpjekur të ndalojnë përparimin e flakëve.

Të tre avionët rusë kanë nisur të fluturojnë së bashku: Udhërrëfyesi i fillimit “Beriev-200” dhe dy avionët “Ilyoushin”, që po të ndjekin në një operacion të koordinuar, në mënyrë që të arrihet rezultati më i mirë i mundshëm.

Pas tyre me dhjetra aeroplanë grek, helikopterë dhe nga toka zjarrëfikës dhe vullnetarë me mjete nga më të ndryshmet, do të bëjnë që zjarri të mos marrë më “frymë”.

Pilotët e “Beriev” kanë operuar në Greqi për një kohë më të gjatë dhe njihen më mirë me veçoritë dhe terrenin dhe po drejtojnë nga afër dy gjigantët “Ilyushin”.

Έφθασε ο ''γίγαντας'' των αιθέρων: Προσγειώθηκε στην Αθήνα το ρωσικό Ilyushin Il-76 για να ''βομβαρδίσει'' τις φωτιές | Pentapostagma

Të tre avionët e shuarjes së zjarrit së bashku kanë nisur lëshimin e mbi 110 tonëve ujë në të njëjtën kohë, përkatësisht nga 12 ton në “Beriev-200” dhe nga 49 ton secili në “Ilyoushin”.

Βίντεο: Στη μάχη με τις φωτιές το ρωσικό μεγαθήριο -Το Ilyushin Il-76 πάνω από την Αρκαδία | ΕΛΛΑΔΑ | iefimerida.gr

Kjo është hera e parë që ndodh një koordinim i tillë, pra hedhja e njëkohshme e 110 tonëve ujë për të ndaluar zjarrin, në koordinim edhe me forcat tokësore dhe policinë.

Evakuohen banorët e 20 zonave në Greqi – Lapsi.al

Operacioni raportohet se ka filluar në Peloponez, pra në rajonin e Arkadisë dhe Ilisë dhe në Evia, ku zjarri vazhdon të jetë aktiv në ditën e nëntë.

Οι τρεις Ρώσοι γίγαντες θα επιχειρήσουν μαζί - Beriev-200 και Ilyushin il-76 ρίχνονται στη μάχη | Defencenet

Το ρωσικό Beriev Be-200ES στην μάχη κατά της φωτιάς στην Χίο (βίντεο) | Defencenet

Το ρωσικό Beriev-200 στην Ελλάδα… “κερασάκι” στην αεροπυρόσβεση | Defence-point.gr

Greqia 'kërcënohet' nga zjarret e Shqipërisë, media greke: Flakët kanë hyrë në territorin tonë - Rajoni

/Burimi: Protothema.gr/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *