Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali. 42-vjeçari shqiptari i identifikuar si Avni Xhumari i cili jetonte prej vitesh në Romë u gjend i vdekur nga një kalimtar në pjesën e përparme të një makine.
‘Unë pashë një pellg gjaku që dilte nga një makinë e parkuar para rrugës numër 41,’ ka thënë italiani.
Sipas policisë italiane ai ka humbur jetën teksa tentoi të vidhte gomat e një makine. Policia tani ka nisur kërkimet për bashkëpunëtorin që e ka braktisur pas aksidentit ‘në punë’. Sipas mjekut ligjor, vdekja e tij ka ndodhur nga trauma e rëndë e pësuar në pjesën e pasme të kokës.
Nuk është e qartë nëse 42-vjeçari vdiq menjëherë apo jo. Fakt është se bashkëpunëtori i tij ka hequr dorë pa u përpjekur ta shpëtojë dhe ta nxjerrë nga poshtë makinës. Pranë trupit, hetuesit gjetën një elektrik dore dhe një smartphone.
/Burimi: Il Giornale/ Përshtati në shqip: Priza.al/