Franca do të nisi në shtator vaksinimin me dozën e tretë të vaksinës anti-Covid

Ashtu si Mbretëria e Bashkuar, Izraeli dhe Gjermania, Franca planifikon të lëshojë dozat e treta të vaksinave Covid-19 në vjeshtë  për të luftuar variantin më ngjitës Delta.

Franca ka vendosur të nisë vaksinimin e popullsisë me dozën e tretë të vaksinës kundër virusit të rrezikshëm Covid-19.

Mësohet se vaksinimi me dozën e tretë do të fillojë nga muaji shtator dhe do të aplikohet te personat më të rrezikuar nga koronavirusi.

Javët e fundit, në mbarë botën, por edhe në vendin tonë, shifrat e koronavirusit kanë shënuar rritje të ndjeshme, për shkak të përhapjes masive të variantit indian të koronavirusit, i cili transmetohet shumë më shpejt, por që është më pak vdekjeprurës.

/Burimi: France24/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *