Mbrojtja Civile ka dhënë detaje për situatën e krijuar nga zjarret në pyjet e Kukësit, të cilat janë izoluar nga shiu i rënë pasditen e sotme.
Deri më tani bëhet me dije se situata në këto momente është e qetë por për të shikuar rezultatin e reshjeve do të nisë verifikimi nesër në terren.
“Nga informacioni i marrë nga Përgjegjësit e EC-së së bashkive Kukës Tropojë dhe Has i gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu i shoqëruar në disa zona me breshër. Në këto momente situata është e qetë dhe vatrat e zjarrit janë të izoluara. Për të shikuar rezultatin e reshjeve në shuarjen e vatrave të zjarrit do të përcaktohet nesër nga verifikimi i tyre në terren,”-thuhet në njoftim.
/Priza.al/