Policia ka arrestuar 6 persona në Fier pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. U arrestuan për tentativë të kultivimit të bimëve shtetasit Durim Nazëraj dhe Bashkim Nazëraj.
Algert Belulaj u arrestuar për dhunë në familje. Shpëtim Muharremi u arrestua për kanosje. Në Lushnjë u arrestua shtetasi Barjam Kalari për shkatërrim të pronës me zjarr.
Ai dyshohet se i vuri zjarrin mbeturinave duke rrezikuar banesat. I moshuari i vuri flakën mbeturinave në anë të aksit rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, por zjarri i ka dalë nga kontrolli duke rrezikuar përhapjen në ambientet dhe bizneset që ndodheshin aty pranë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Vihen në pranga 6 shtetas, nga të cilët 1 për zjarrvënie, 2 për kultivim të bimëve narkotike, 1 për dhunë në familje, 1 për shkelje të urdhrit të mbrojtjes dhe 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.Sekuestrohet 1 armë gjahu dhe municion luftarak.-Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në vijim të punës për parandalimin e rasteve të zjarrvënies, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 63 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, pasi ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në anë të rrugës automobilistike Lushnjë-Rrogozhinë, duke djegur me zjarr mbeturina dhe për pasojë zjarri i ka dalë nga kontrolli duke rrezikuar përhapjen në ambientet dhe bizneset që ndodheshin aty pranë.—-Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit D. N., 57 vjeç dhe B. N., 69 vjeç, pasi gjatë kontrollit në fshatin Vreshtas, Fier, në oborret e banesave të tyre kishin kultivuar fidanë cannabis sativa.Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. N., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu të cilën e mbante pa leje, si dhe 50 fishekë.– – – –
-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 32 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.-Po nga këto struktura u arrestua shtetasi Sh. M., 43 vjeç, banues në Levan, pasi ka kërcënuar dhe kanosur shtetasen K. O., e cila ishte e pajisur me urdhër-mbrojtje ndaj tij.
– – – –-Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. Ll., 42 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/Priza.al/