VIDEO/ Djali i Presidentit amerikan filmohet i droguar me një prostitutë! Hunter Biden: Rusët më vodhën filmimet

Sipas një artikulli të Daily Mail, Hunter Biden akuzoi rusët se i vodhën filmime për ta shantazhuar ndërsa ai ishte i droguar në një dhomë hoteli në Las Vegas. Sipas Hunter, janë 3 laptopët që ai ka humbur. I pari ka humbur në një servis kompjuterësh në Delaware dhe i dyti është marrë nga agjentët federalë.

Sipas informacioneve deri më tani një nga laptopët ka të ngjarë të ketë të dhëna rreth presidentit Joe Biden dhe sigurisht fotografitë, videot dhe bisedat erotike të djalit të tij. Por Hunter tha se tregtarët rusë të drogës kanë vjedhur laptopin e tretë të tij.

Pasi filmoi veten duke kryer marrëdhënie seksuale me një prostitutë duke përdorur laptopin në Janar 2019, Hunter e la kamerën ndezur teksa tregonte eksperiencat e tij në Vegas  edhe shpenzimet marramendëse.

Ai qëndroi për 18 ditë në Vegas, dhe pagoi 10,000 dollarë vetëm për një natë. Pretendimet e Hunter rrisin mundësinë që ai të jetë përdorur si një trampolinë për të marrë informacione të  Joe Biden si pjesë e një operacioni të inteligjencës së huaj.

Në laptopin e  humbur në 2015, u zbuluan dëshmi tronditëse të aktiviteteve të paligjshme të tij. Një laptop i dytë që i përkiste djalit të presidentit u kap nga agjentët federalë kur ata bastisën zyrën e mikut të tij, psikiatrit Keith Ablow, vitin e kaluar.

Sipas DEA, ata e gjetën laptopin gjatë një urdhër kërkimi në zyrën e Ablow në Masaçusets pasi ai u akuzua për sjellje jo etike dhe iu pezullua licenca mjekësore. Ablow nuk është akuzuar për asnjë krim dhe laptopi iu rikthye avokatit të Hunter.

Hunter tha se laptopi i tij i tretë u ‘vodh’ në verën e 2018, gjatë një natë kur ai ishte overdozë. Fotot në hard diskun e laptopit të siguruara nga DailyMail përfshijnë foto të pasaportës së një gruaje ruse dhe fotografi të Hunter topless  në shtrat.

Në disa foto të tjera shihen dy gra të zhveshura së bashku me  Hunter pranë pishinës. Nuk është e qartë nëse gruaja ruse dhe tre burrat janë të njëjtët persona që Hunter ka akuzuar se i kanë vjedhur laptopin.

/Burimi: Daily Mail/ Përshtati në shqip: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *