Kontrollet me dron në Vlorë ‘fundosin’ dy të rinjtë, kishin kultivuar kanabis në mal

Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasit Serdjan Barjamaj 34 vjeç dhe Besmir Zotaj 33 vjeç pasi kishin kultivuar lëndë narkotike në një terren të thepisur dhe të pyllëzuar në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Sasia e lëndës narkotike të mbjellë u evidentua falë një kontrolli që blutë e Vlorës bënë me dron. Mbi të arrestuarit Serdjan Barjamaj dhe Besmir Zotaj rëndon vepra penale e kultivimit të lëndëve narkotike.

 

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *