Modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda janë prej kohësh në lidhje. Ata janë parë kudo bashkë dhe shpesh ndajnë foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Së fundmi, futbollisti i ka uruar ditëlindjen bukuroshes me një kolazh fotosh të publikuar në Instastory.
“Urime ditëlindjen, të dua”, shkruan Eros Grezda.
I pari që e ka bërë publike lidhjen e tyre, ka qenë Eros Grezda i cili në ndrrimin e viteve shkroi: 2020 nuk ishte fare e bukur, por ti ma bëre speciale. Të dua!
Nga ana tjetër, Oriola ka ndarë një foto ku shihen të dy në avion, duke parë një film e të kapur përdore. “Gëzuar Vitin e ri @erosgrezda! Lutjet e mia janë gjithnjë për ty! Të dua!” -shkroi modelja krah fotos.
Oriola dhe Erosi janë kokë e këmbë të dashuruar dhe po e shijojnë në maksimum kohën së bashku, madje lidhja ka shkuar në një tjetër stad dhe është bërë tashmë goxha serioze.