Gazetari Kosta Grillo është nisur ditën e sotme drejt Turqisë pas përkeqësimiti të gjendjes së tij. Gazetari rezultoi pozitiv me Covid 5 ditë më pare dhe u kurua në një spital privat. Por ditën e sotme gjendja e tij u përkeqësua.
Lajmin e konfirmon kolegu i tij, gazetari Ervin Petraq Baku i cili me një postim në Facebook bën me dije se gjendja e gazetarit është e rëndë.
Mësohet se gazetari nuk ishte prekur më parë nga COVID dhe se para dy javësh ai ishte në delegacionin e Vllaznisë për ndeshjen kundër AEK Limasolit që u luajt në Qipro.
/Priza.al/