Kombëtarja shqiptare ka humbur tre vende në renditjen e FIFA-s, gjatë muajit të fundit. Kjo si arsye që disa skuadra kanë bërë mirë në përfaqësimet e tyre në aktivitete ndërkombëtare gjatë korrikut, në Evropian, Copa America dhe Kupën e Amerikës Qendrore.
Shqipëria tashmë ka zbritur në vendin e 69-të, nga e 66-a që ishte në renditjen e parafundit.
Ndërsa si me ashensor është ngjitur Kosova. Përfaqësuesja dardane ka fituar 5 vende dhe tashmë ndodhet në vendin e 115-të.
Lëvizje edhe në top 10. Italia tashmë ngjitet në vendin e pestë. Belgjika mban vendin e parë, por në vendin e dytë është Brazili dhe jo Franca. Humbin pozicione Spanja dhe Portugalia.
/Priza.al/