Gjirokastra, Lezha e Mirdita ‘lënguan’ për më shumë se dy javë nga zjarret/ Arrestohen 2 persona dhe 3 vendosen nën hetim, mes tyre një grua

Shqipëria ‘lëngoi’ për disa javë nga zjarret pothuajse në të gjitha qytetet dhe hetimet policore kanë zbuluar se disa pjesë tyre janë të qëllimshme.

Në Mirditë dhe në Lezhë 3 persona do të vihen para përgjegjësisë. Është arrestuar 66-vjeçari Preng Luçia banues në fshatin Gjakëz. Ky i fundit ndezi në oborrin e banesës së tij një zjarr i cili më pas i doli jashtë kontrollit.

Zjarri i cili u përhap me shpejtësi në aksin rrugor Lezhë-Milot u shkaktua pasi 52-vjeçari Petrit Leka banues në Zejmen duke djegur një sipërfaqe të madhe me barishte dhe kullota u bë shkak që zjarrfikëset të alarmohen dhe të vihen në veprim për të shuar vatrat të cilat po u afroheshin banesave me shpejtësi.

Policia ka vendosur nën hetim Gjyste Vata 70 vjeçe, banuese në Balldren, e cila ka ndezur zjarr në kanalin kullues dhe më pas u përhap në bimësi.  Sa i përket zjarreve në Gjirokastër janë vendosur nën hetim dy qytetarë.

Që nga shfaqja e zjarreve në vendin tonë, policia ka arritur që të arrestojë 20 persona, ka vënë nën hetim 20 të tjerë dhe ka shpallur në kërkim 5 të tjerë. Sipas Kodit Penal, parashikohet deri në 20 vite burg për autorët e djegies së qëllimshme të pyjeve dhe bimësisë nga Jugu në Veri të Shqipërisë.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *