Këngëtarja i kthehet keq Edi Ramës: Të dhashë edhe votën, por më the…

Këngëtarja e muzikës popullore, Blerina Balili ka folur së fundmi për vështirësitë që ka kaluar gjatë kohës së pandemisë.

Gjatë një interviste për “Ora verore”, artistja zbuloi se ishte shumë e zhgënjyer nga qeveria për mënyrën e menaxhimit të situatës që po kalonin të gjithë e sidomos artistët. Ajo tregoi se pas shumë vitesh jetesë në Greqi, ishte rikthyer në Shqipëri në 2008-ën dhe këtë vit ishte hera e parë që kishte votuar.

Ndër të tjera, ajo u shpreh shumë e penduar që ia kishte dhënë votën Kryeministrit Edi Rama, pasi kërkesën e saj për ndihmë, kreu i qeverisë e kishte refuzuar.

‘Puna është se ne na ka dëmtuar jashtë mase korona. Dhe shoku Edi Rama, nuk na u përgjigje. Na u përgjigje shumë ashpër kur të kërkuam. Dhe ne si gjithë të tjerët na the: ‘rrini në shtëpi’. Po kemi edhe ne halle dhe familje, a kupton? Siç ke dhe ti zotëri. Edhe ju keni të na jepni neve, popullit, partisë, jo t’ju japim ne juve. Përderisa unë paguaj taksat edhe çdo gjë muaj për muaj, jam brenda rregullave zotëri që duhet të paguash, sepse mora një refuzim shumë të madh. Të tipit, Edi Rama që unë të dhash edhe votën. S’kisha votuar kurrë. Të tipit që ‘ju këngëtarët, muzikantët keni të na jepni, jo t’ju japim. Të paktën të përgjigjesh për nevojat e popullit, jo për disa po, e disa jo, sepse familjarë e hallexhinj jemi të gjithë. Të gjitha kanë frikë, por nuk duhet të kenë. Të ngrihen si çdo popull për nevojat e tij dhe të flasë. Jo të ngrihem vetëm unë një. Por kanë frikë dhe nuk e kuptoj pse, arsyen. Se gojën për çfarë e ke, lirinë për çfarë e ke?! Mua s’ka ç’të më bëjë. Ç’ishte për të bërë, e bëri dëmin,’- u shpreh Blerina.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *