Personi që shihni në foton kryesore dhe ato më poshtë është 23-vjeçari Jake Davison, i cili shkaktoi një ditë më parë masakrën me 5 të vrarë në Britani të Madhe, përfshirë nënën e tij, motrën dhe vëllanë.
Më pas, ai qëlloi me armë drejt një vajze të re, që po shëtiste në një park të Plymouth-it, së bashku me familjen dhe qenin. Pas kësaj, ai ktheu armën nga vetja dhe i dha fund jetës.
I riu është identifikuar si një punonjës vinçi, i fiksuar pas armëve amerikane. Nëse bën një kërkim në “Facebook-un” e tij, shikon se ka qindra statuse dedikuar Amerikës, fotografi të flamurit të saj, statujës së Lirisë, si dhe fjalë propagandistike të huazuara nga mendimtarë amerikanë ndër shekuj.
Nuk dihet se përse e ka shkaktuar këtë tragjedi Davison, ndërsa policia, është duke hetuar të gjitha pistat, për të zbardhur të vërtetën e kësaj historie të trishtë.
Por disa dëshmitarë raportuan se 23-vjeçari e kishte planifikuar që më parë sulmin.
Ai madje thuhet se, ka qëlluar anëtarët e familjes së tij para se të dilte në rrugë dhe të hapte zjarr ndaj kalimtarëve.
Sipas “DailyMail”, në mesin e viktimave janë nëna e autorit, vëllai i tij dhe një vajzë 5-vjeçare, ndërsa të paktën dy persona që kishin marrë qentë për shëtitje vdiqën nga plumbat e personit të armatosur.
Dëshmitarët okularë e kanë përshkruar personin e armatosur të veshur në të zeza dhe gri duke goditur derën e një shtëpie dhe duke hapur zjarr në zonën Cayham të qytetit.
Një dëshmitar, Sharron Turner, 57 vjeç, i cili pa prapaskenat e të shtënave, tha se një person i armatosur “goditi” derën e përparme të një shtëpie, para se të qëllonte një nënë të re dhe vajzën e saj, e cila ishte rreth pesë vjeç.
Një dëshmitar tjetër, i tha “DailyMail” se: “Isha në shtëpinë e partnerit tim pasi shkova në palestër. Ne ishim në kuzhinën e tij duke bërë disa sanduiçe dhe papritmas dëgjuam zëra. Në fillim menduam se ishin fishekzjarre, pasi zona është e zhurmshme ndonjëherë. Dhe kështu dolëm në pjesën e përparme të shtëpisë. Pastaj pamë personin e armatosur dhe telefonuam menjëherë 999”.
/Burimi: DailyMail/ Përshtati: Priza.al/