Mori 10 milionë kredi, por po shlyen 27 dhe i kanë sekuestruar autobusin. Ja si ‘NOA’ zhvat klientët

Mitat Metaj, me profesion shofer, është një 50-vjeçar nga Fieri që në vitin 2010 do t’i hapte vetes problemin më të madh, atë të ngatërrimit me një institucion mikrofinance si “NOA”.

Në atë vit (2010), Mitati kishte nevojë për një investim në automjetin e tij dhe kishte nevojë të ngutshme për para borxh. Por si me që nuk gjeti askënd që ti huazonte shumën që i duhej mendoi që të marrë një kredi të vogël, për të zgjidhur shpejt problemin që kishte.

Eh, kështu mendoi Mitati, por pa e ditur se në çfarë territori të “minuar” po shkelte…

No description available.

Duke mos pasur më parë asnjë eksperiencë me kreditë bankare, madje as me sistemin bankar e aq më pak me atë të mikrofinancave, Mitati, zgjodhi “NOA”-n si një institucion ku në atë kohë të merrje një kredi konsumatorë duheshin më pak procedura dhe letra se sa në bankat tregtare të nivelit të dytë.

Mitati, një njeri familjar dhe i përkushtuar në punë, nuk kishte pasur as kohë dhe as nge të dëgjonte as se çfarë u kishte ndodhur apo po u ndodhte shumë fatkeqve si ai, që kishin provuar “shansin” duke marrë një kredi në IFJB.

Noa Al - Gjirafa.biz

Por me t’u paraqitur pranë degës së “NOA”-s në Fier, vetëm me një dokument identifikimi, Mitati arriti atë që nuk e mendonte… Aty për aty oficerët e kredisë të degës së “NOA”-s përpiluan disa shkresa dhe ia vunë Mitatit në tavolinë që t’i firmoste duke i thënë se duhet të shkonte pranë një arke të BKT-së më pas për të tërhequr shumën që kishte kërkuar.

Dhe kështu, Mitati firmosi rrëmbimthi një tufë me shkresa, por pa pasur kohë që t’i lexojë dhe iku me nxitim që të tërhiqte shumën.

Me të ishte edhe Rrapi Prifti, miku i tij, i cili u bë “dorëzanës” ose garantues për mikun e tij në marrjen e kësaj kredie. Deri këtu çdo gjë ishte në rregull, pasi të dy zotërinjtë që u paraqitën në zyrën e “NOA”-s dukeshin persona të besuar dhe madje korrekt. Por pas kësaj do të niste edhe peripecia për Mitatin

No description available.

Kredia që u kthye në makth

Pasi kishte dëgjuar dhe lexuar shumë në media për problemet me kreditë e këqija, mashtrimet me falsifikimin dhe vjedhjen e të dhënave personale, apo skemat mashtruese të “Fondit Besa”, “Iute Credit” apo edhe “NOA-s”, Mitat Metaj, vendosi që të dëshmojë për historinë e tij, me bindje se edhe ai është një tjetër viktimë e “mirëbesimit” të marrëdhënies me IFJB-të në Shqipëri.

Mitat Meta u paraqit dy ditë më parë pranë redaksisë së “Priza.al” ku pasi dëshmojë me “zë dhe figurë” gjithë historinë e tij, na vuri në dispozicion edhe dokumentet që ai kishte nga marrëdhënia kontraktuale e kreditimit me “NOA”-n.

No description available.

Po! Është e vërtetë që në vitin 2010 Mitat Metaj ka marrë një kredi konsumatorë prej 1 milionë lekësh (10 milionë të vjetra), pranë degës së NOA-s në Fier.

Por që nga ajo ditë ai bashkë me mikun e tij Rrapi Prifti, kanë bërë të mundur shlyerjen e mbi 19 milionë lekëve të vjetra, edhe pse kjo nuk është aspak e mjaftueshme dhe nga “NOA”  kërkohen akoma edhe të paktën 700-800 mijë lekë (7-8 milionë të vjetra) si shumë për të shlyer kredinë konsumatorë marrë 11 vite më parë.

No description available.

E gjithë kjo, vetëm e vetëm sepse Mitati dhe miku i tij, Rrapi, nuk kishin parë dhe nuk kishin lexuar letrat e kontratës që oficeri i kredisë u kishte vendosur mbi tavolinë të firmosnin.

Kjo gjë, bëri që në këto 11 vite Mitatit jo vetëm t’i shembej gjithçka që kishte ngritur në një jetë të tërë me mund dhe punë, por edhe të kridhej në borxhe për të shlyer borxhin e madh te “NOA”.

No description available.

Kjo e fundit nga ana e saj pasi e ka ngarkuar me penalitete të shumta për vonesat në pagesa të kësteve, pasi i ka bartur edhe shumë komisione dhe penalitete mbi vonesat, ka ekzekutuar edhe një urdhërsekuestro për pronën e vënë si garanci.

No description available.

Problet nuk kanë fund

Mitati ishte shofer autobusi dhe mjetin që ai përdorte për të ushqyer familjen, tashmë nuk e ka më, pasi me urdhër-ekzekutim, “NOA” ja ka sekuestruar pasi ai vijon të figurojë ende si debitor pranë saj.

Por a nuk mjaftojnë 19 milionë lekë të shlyera dhe një autobus që kushton të paktën 10 milionë të tjera, për të shlyer një kredi konsumatorë që në tërësi është vetëm 10 milionë lekë (të vjetra)??

No description available.

Mitati tani përveç problemeve financiare, atyre sociale dhe familjare, si dhe andrallave të pambyllura me NOA-n, ka edhe hallin se nuk mund të ushtrojë dot profesionin e tij, pasi nuk ka një automjet me të cilin të punojë dhe ushqehet.

Deri në një reagim të institucioneve që duhet të merren me kontrollin e një IFJB-je si NOA, shpresojmë që Mitati të gjejë një zgjidhje, edhe pse të tilla zgjidhje deri tani nuk janë mbyllur asnjëherë në favor të konsumatorit të pambrojtur shqiptar.

No description available.

Në ditët në vijim “Priza.al” me fakte dhe prova do t’u tregojë se si vijojnë peripecitë e qytetarëve me IFJB-të si “NOA” apo “Fondi Besa” edhe kur ata kanë shlyer pjesën më të madhe të principalit dhe interesave për një kredi konsumatore.

No description available.

No description available.

No description available.

/Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *