EMRAT/ Planifikoi çdo gjë në detaje, shqiptari vret gruan dhe më pas veten në Itali

Një tragjedi ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një 55-vjeçar shqiptar ekzekutoi gruan e tij dhe më pas u vetëvra.

Viktimat janë Shkëlqim Bedeli dhe Shegushe Paeshti, të dy shqiptarë që jetonin prej 20 vitesh në Cazzago San Martino, në fshatin La Collina të Italisë.

Ngjarja makabre u zbulua nga policia pasi fëmijët e çiftit të cilët ishin larguar me pushime u alarmuan pasi nuk po arrinin të kontaktonin prindërit e tyre. Sipas një hetimi paraprak duket se Bedeli kishte planifikuar gjithçka, pasi në tavolinën e sallonit të shtëpisë u gjetën dy letra, një për policinë dhe një për fëmijët.

Bedeli u gjet i varur te parmaku i shkallëve, ndërsa gruaja ishte shtrirë mbi to, e lidhur te kangjellat. Dyshohet se autori fillimisht e ka mbytur gruan e tij dhe më pas e lidhi atë me kangjella, dhe më pas ai u var.

/Burimi: Brescia.it/ Përshtati në shqip: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *