Gjendet një kufomë e dekompozuar në Bulqizë, policia nis hetimet

Një kufomë e dekompozuar është gjetur ditën e sotme në Bulqizë. Trupi është gjetur në një zonë pyjore në njësinë administrative Trebisht. Banorët kanë pikasur kufomën dhe njoftuan policinë. Tashmë kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Me datë 13.08.2021, rreth ores 11.05, është marrë informacion se në një zonë pyjore në njësinë administrative Trebisht, është konstatuar një shtetas pa shenja jete (i dekompozuar).Vijon puna për identifikimin e trupit të pa jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *