Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në fshatin Torovicë të Lezhës. Bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike.
Njoftimi i Policisë:
“Rreth orës 13:30, në fshatin Torovicë, Lezhë, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N.F. Nuk ka dëmë në njërëz, ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit”.
/Priza.al/