Një 37-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar. Në pranga ka rënë shtetasi Kimet Çollaku, i cili ishte dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet burg.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, u bë kapja e shtetasit:
Kimet Çollaku, 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka dërguar urdhërin për ekzekutim e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet burg.
37-vjeçari do ti dorëzohet shërbimeve të DVP Fier, për veprime të mëtejshme proceduriale.
/Priza.al/