Të shtëna me armë zjarri, plagoset një 33-vjeçar në Ksamil! Policia jep detajet e para

Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mbrëmje në kompleksin në Ksamil. Sipas uniformave blu, një 33-vjeçar është plagosur në rrethana ende të paqarta në një dhomë hoteli në Ksamil.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:45, në spitalin e Sarandës ka shkuar një 33-vjeçar për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në një dhomë hoteli në Ksamil. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë shoqëruar nga Policia deri në këto momente 7 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.  Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *