Zjarret në Kolonjë kanë shkaktuar dëme të mëdha. Mësohet se janë djegur mbi 25 ha pyll me ah, dushk dhe mare.
30 ha pyll me pisha dhe ah u shkrumbuan në Krushovë dhe 150 ha të tjera u dëmtuan nga flakët. Në Gjonomadh u dogjën rreth 5 ha pyll me pisha, ndërsa në Lëshnicë dëmet ishin në bimësi të ulët dhe shkurre. Po ashtu, në zonën e Vithkuqit, ku zjarri kërcënoi seriozisht Manastirin e Shën Pjetrit, zjarri shkretoi një sipërfaqe halorësh prej 2 ha.
Të mëdha ishin dëmet edhe në zonën e mbrojtur të Gurit të Nikës në Pogradec, ku bilanci paraprak flet për 40 ha pyll të përshkuara nga zjarri. Në total zjarret e kësaj verë në juglindje kanë djegur dhe përshkuar mbi 250 ha pyje, shumica e të cilëve halore.
/Priza.al/