Hakerat të cilët vodhën rreth 600 milion dollarë nga platforma e financave të decentralizuara, Poly Network, janë shpërblyer pas rikthimit të kriptovalutave. Sipas BBC, kompania u ofroi 500 000 dollarë shpërblim për rikthimin e parave dhe madje imunitet ndaj ndjekjes penale.
Por sipas një ish –zyrtari të FBI -së “kompanitë private nuk kanë autoritet të sigurojnë imunitet nga ndjekja penale”. Sulmi është cilësuar si vjedhja më e madhe në historinë e industrisë.
Shumica e parave tani janë kthyer, megjithëse hakerat thanë se nuk janë të interesuar për shpërblimin. Sipas firmës, hakerat e kanë bërë diçka të tillë “për argëtim”, duke e cilësuar sulmin më shumë si një sfidë.
Poly Network tha se është ende duke pritur që procesi i rikthimit të parave të përfundojë plotësisht, pasi janë ende 33, 4 milion dollarë që nuk janë kthyer.
Poly Network e ka quajtur hakerin “Mr White Hat”. Hakerët me kapele të bardha janë studiues të sigurisë të së dhënave që përdorin aftësitë e tyre për të ndihmuar organizatat të zbulojnë të metat në sigurinë e kompanisë.
Poly Network konfirmoi se i dërgoi një mesazh hakerave duke i thënë: “ne besojmë se veprimi juaj është sjellje e kapelave të bardha, prandaj ne mendojmë tju shpërblejmë me një shumë prej 500,000 dollarësh”
/Burimi: BBC/ Përshtati në shqip: Priza.al/