Dy viktima dhe 410 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila theksoi se janë kryer 5,252 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 410 qytetarë.
Në njoftimin e përditshëm për mediat, bëhet me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy qytetarë nga Vlora, 44 dhe 76 vjeç.
Mësohet se 2,453 pacientë janë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 39 pacientë.
Kujtojmë se 149 raste të reja u shënuan në Tiranë, 50 raste në Shkodër, 29 raste në Fier, 20 raste në Vlorë, 19 raste në Sarandë, 12 raste në Gjirokastër, Korçë, 11 raste në Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë, 8 raste në Durrës, Mat, Lushnje, 7 raste në Kavajë, Berat, Peqin, 5 raste në Kolonjë, Elbasan, 4 raste në Tepelenë, 3 raste në Pukë, Has, Tropojë, Kurbin, 2 raste në Kamëz, Dibër, Mallakastër, Përmet, 1 rast në Shijak, Klos, Selenicë, Konispol, Kuçovë, Poliçan, Gramsh.
Njoftimi i plotë:
Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 5,252 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 410 qytetarë, në këto bashki: 149 raste në Tiranë, 50 raste në Shkodër, 29 raste në Fier, 20 raste në Vlorë, 19 raste në Sarandë, 12 raste në Gjirokastër, Korçë, 11 raste në Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë, 8 raste në Durrës, Mat, Lushnje, 7 raste në Kavajë, Berat, Peqin, 5 raste në Kolonjë, Elbasan, 4 raste në Tepelenë, 3 raste në Pukë, Has, Tropojë, Kurbin, 2 raste në Kamëz, Dibër, Mallakastër, Përmet, 1 rast në Shijak, Klos, Selenicë, Konispol, Kuçovë, Poliçan, Gramsh.
Aktualisht janë 2,453 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 39 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy qytetarë nga Vlora, 44 dhe 76 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve.
Janë shëruar 46 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,634 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (14 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 410
Të shëruar në 24 orë 46
Të shtruar në spitale 39
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 5,252
Testime totale 952,866
Raste pozitive 135,550
Raste të shëruara 130,634
Raste Aktive 2,453
Humbje jete 2,463
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 910
Shkodër 343
Fier 252
Vlorë 230
Elbasan 168
Lezhë 139
Durrës 131
Berat 75
Gjirokastër 73
Korçë 54
Kukës 48
Dibër 30
/Priza.al/