Merkel i jep lamtumirë politikës/ Zbuloni sa do të jetë pensioni i ‘gruas së hekurt’

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në moshën 67-vjeçare ka vendosur që të tërhiqet nga jeta politike pas zgjedhjeve parlamentare të shtatorit. Gruaja më me pushtet në historinë politike të Gjermanisë dhe Europës që nga viti 2005 ishte kancelare (kryeministre).

Mediat gjermane bënë të ditur se kancelarja Merkel do të marrë një pension mujor prej rreth 15,000 euro, sipas një llogaritjeje të Shoqatës Gjermane të Tatimpaguesve.

Pensioni u llogarit në bazë të pagave që ajo merrte si anëtare e parlamentit federal, ministre federale dhe kancelare. Si të gjithë ish -kancelarët dhe presidentët, Merkel do të ketë të drejtën për një zyre shtetërore. Shteti gjithashtu do t’i paguajë asaj një sekretare zyre, dy asistente, një daktilografist dhe një shofer.

Angela Merkel ka qenë kancelare e përhershme e Gjermanisë që nga viti 2005, dhe në vitin 2018 ajo dha dorëheqjen si kreu i Unionit Kristian Demokratik (CDU) dhe njoftoi se nuk do të kandidonte për një mandat të pestë të kancelarit.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *