Kurbin/ Dy vëllezër dhe një 58-vjeçar kanë mbetur të plagosur për shkak të një konflikti.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Konflikti ka agravuar dhe dy vëllezërit kanë goditur me mjete të forta 58-vjeçarin P.Gj, ndërsa ky i fundit është kundërpërgjigjur duke i goditur me thikë.
Vëllezërit A.P dhe D.P janë dërguar në spital dhe mësohet të jenë jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë në sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 07:15, në vendin e quajtur tregu i Milotit, Kurbin, pas një konflikti të çastit, shtetasit A.P.,27 vjeç dhe D.P.,19 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Pllanë, Lezhë, kanë goditur me mjete të forta shtetasin P. Gj., 58 vjeç, banues në fshatin Gajysh, Lezhë, i cili i ka goditur me mjet të mprehtë thikë duke i shkaktuar dëmtime të dy vëllezërve, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi P.Gj., është shoqëruar në spital për kontrollin e nevojshëm dhe me pas në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
/Priza.al/