Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kujtuar sot figurën e Arbër Xhaferit, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Teksa poston një thënie të Xhaferit, Meta thekson se ai na mungon fizikisht të gjithëve, ndërsa shton se, urtësia dhe këshillat e tij të çmuara do të na shërbejnë gjithmonë si frymëzim për progres.
Ja postimi i plotë i Presidentit Meta në Facebook:
“Çdo shoqëri ka heronj dhe oportunistë, flijues dhe utilitaristë. Gjithmonë oportunistët përpiqen të konsumojnë atë që kanë siguruar heronjtë.”
Në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, Arbën Xhaferi na mungon fizikisht të gjithëve. Urtësia, vizioni largpamës, këshillat e çmuara dhe trashëgimia e vyer intelektuale, kulturore dhe politike e tij, do të na shërbejë gjithmonë si frymëzim për progres. ??
/Priza.al./