Një tërmet i fuqishëm prej 7.2 ballësh ka goditur një ditë më parë Haitin, duke shkaktuar të paktën 304 viktima dhe mijëra të plagosur.
Në mediat e huaja janë publikuar pamje nga tërmeti shkatërrues, mes të cilave dhe një moment prekës kur dy fëmijë nxirren nga rrënojat dhe përqafohen me babain e tyre.
Kryeministri Ariel Henry tha se po bëhet çdo gjë për të shpëtuar sa më shumë jetë nga rrënojat. “Kemi mësuar se spitalet lokale janë plot sidomos në Les Cayes”.
Qendra Kombëtare Amerikane e Uraganëve ka parashikuar që Stuhia Tropikale Grace do të arrijë në Haiti mbrëmjen e së hënës vonë ose të martën herët në mëngjes.
Kryeministri i vendit, Ariel Henry tha se është duke mobilizuar të gjitha burimet qeveritare në dispozicion për të ndihmuar viktimat në zonat e prekura dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme një mujore për të gjithë vendin.
/Priza.al/