Elbasan, përplasen dy makina në superstradë, të plagosurit jashtë rrezikut për jetën  

Një aksident ka ndodhur para pak minutave më parë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Papër.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin e rrugës kombëtare Vidhas-Elbasan. Si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Elbasanit.

Nga informacionet paraprake mësohet se dy të lënduarit, janë jashtë rrezikut për jetën dhe mësohet se përplasja mes dy mjeteve ka qenë tepër e fortë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Fatmirësisht drejtuesit dhe pasagjerët e të tri automjeteve kanë shpëtuar pa dëmtime serioze edhe pse përplasja e automjeteve ka qenë jashtëzakonisht e fortë për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën po qarkullonin në momentin e ndodhjes së aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *