Vëmendjen ditën e sotme e ka marrë dorëzimi “paqësor” i gjithë Afganistanit dhe Kabulit, nga amerikanët te talebanët. Por ndërkohë që mediat transmetonin Live këtë ngjarje të paralajmëruar, në shumë qytete dhe kryeqytete të botës po vijon një betejë më e madhe.
Është beteja e njerëzve të lirë kundër një diktature globale të instaluar nëpërmjet bluzave të mardha.
Sot qindra mijëra protestues kanë marshuar në qytetet e gjithë Francës, për një fundjavë të pestë radhazi kundër rregullave që i detyrojnë ata, të tregojnë një pasaportë shëndetësore COVID-19 për aktivitetet e përditshme, por këtë herë numrat ishin shumë më shumë.
Turmat u mblodhën nëpër rrugët e Parisit, Marsejës, Nisë, Montpellier dhe qytete të tjera, duke tundur pankarta ku shkruhej “Kalo = Aparteidin” dhe brohorisnin “Liri, liri”.
Sipas “Reuters”, që të hënën e kaluar, qytetarëve u është kërkuar të tregojnë kartën e vaksinimit në vende publike, duke dëshmuar se ata janë vaksinuar ose kohët e fundit janë testuar negativë për koronavirus.
Protestat kanë bashkuar një grup të ndryshëm kundër legjislacionit të Presidentit, Emmanuel Macron, i cili ka për qëllim të ndihmojë në përmbajtjen e valës së katërt të infeksioneve COVID-19 që përhapet në të gjithë Francën dhe të ndihmojë në mbrojtjen e rimëkëmbjes ekonomike të vendit.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë treguan se nëntë në çdo 10 pacientë me COVID të pranuar kohët e fundit në kujdes intensiv nuk ishin vaksinuar.
Shkalla e vaksinimit u rrit, pasi Macron zbuloi planet e tij të sistemit shëndetësor muajin e kaluar.
/Priza.al/