Zjarret në Shqipëri/ Situatë problematike në Majën e Rrunës në Kukës, pritet ndërhyrja nga ajri

Vijon zjarri në Majën e Rrunës në Kukës. Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Kukësit njofton se, situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës Njësia Administrative Malzi, vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës dhe forcat e DMR-së Kukës.

Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 6 punonjës të pyjores dhe Njësisë Administrative Malzi, 4 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës.

Ndërkohë që pritet mbërritja e një helikopteri për të ndërhyrë nga ajri për shuarjen e zjarrit.

Sipas një njoftimi zyrtar të Komisionit të Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës, që kërkon ndërhyrjen me helikopter për shuarjen e flakëve, situata në Majën e Rrunës vijon të jetë problematike.

Zjarri vijon të përpijë dhjetëra hektarë tokë në majën e Rrunës në Kukës, ku prej disa ditësh kjo vatër vijon të jetë aktive dhe shumë problematike.

“Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës dhe forcat e DMR-së Kukës. Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 6 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, 4 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës. Në pritje për helikopter”,- thuhet në njoftimin zyrtar të Komisionit të Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *