Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat në rrugën e cila të çon drejt Kalasë.
Të lënduar nga aksidenti kanë mbetur dy të rinj, Suela dhe Erald Xhafa, të cilët kanë qenë duke zbritur nga Kalaja për në qytet, por janë përplasur më një makinë të ndalur tip “Mercedes-Benz E-Class”, me targa “AA 072 CP”, i cili ndodhej i parkuar anash rrugës.
Dy të rinjtë kanë përfunduar në tokë pa ndjenja. Menjëherë pas aksidentit ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë.
Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se gjendja e tyre është tejet kritike dhe po i përgatisin për t’i transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia si zakonisht, shkoi në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
/Priza.al/