Mbi 65 kg marijuanë janë kapur në kufirin greko-shqiptar ditën e sotme. Droga u kap në Kostur, ndërsa në pranga kanë rënë 5 shqiptarë të moshave 29-33 vjeç dhe një shtetase greke 32-vjeçare.
Në një mjet që drejtohej nga 1 shqiptar 29 vjeç u gjetën 4 çanta që përmbanin 62 pako me 63 kg 850 gram marijuanë, 1 kg 441 gram hashash e llojit çokollatë, 168 gram vaj hashashi.
Ndërkohë në vendngjarje u ndaluan edhe 2 mjete të tjera, ku ndodheshin 4 shqiptarë dhe shtetasja greke, që shërbenin për kontrollin e rrugës.
Në një kontroll në shtëpinë e 29-vjeçarit në Kilkis u sekuestruan edhe 200 gram marijuanë. Policia në total sekuestroi 3 mjete, 9 celular me 9 karta SIM dhe 1300 euro.
/Priza.al/