Në Shqipëri do të strehohen të paktën 2 mijë afganë. Ata janë bashkëpunëtorë të ushtrive të NATOS dhe po largohen prej andej bashkë me familjet e tyre. Por të gjithë pyesnin në cilat vende do të strehohen ekzaktësisht?
Sipas informacioneve të para ata do të zhvendosen në Durrës por edhe në Tiranë. Problemi i vetëm është se hotelet në Durrës janë pothuajse plot me turistë për shkak të sezonit turistik. nëse kanë vende të lira.
Ndërsa në Tiranë është duke u kontrolluar kapaciteti i konvikteve të universiteteve dhe shkollave të mesme. Një pjesë e madhe e afganëve do të qëndrojnë përkohësisht në godinat 2, 7-8,24-25 në Qytet Studenti. Shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit do të mbulohen nga NATO.
/Priza.al/