E quajti ngjarjen e Afganistanit një nga humbjet më të mëdha në historinë amerikane, Trump: Është koha që Biden të japë dorëheqjen

Ish-presidenti Trump i ka bërë thirrje presidentit aktual të SHBA për të dhënë dorëheqjen, pas marrjes së Afganistanit nga talebanët.

“Është koha që Joe Biden të japë dorëheqjen me turp për atë që ka lejuar t’i ndodhë Afganistanit,” tha Trump në një deklaratë, duke e kritikuar atë edhe për një rritje të rasteve të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu ai është shprehur se kjo ngjarje do të shënohet si një nga humbjet më të mëdha në historinë amerikane.

”Ajo që Joe Biden ka bërë me Afganistanin është legjendare. Do të shënohet si një nga humbjet më të mëdha në historinë amerikane”, shton ai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *