Dëshmoi rrëzimin e Afganistanit nga talebanët, shqiptarja bllokohet në Kabul

Një shqiptare ka mbetur në Afganistan e cila u bë dëshmitare se si ai vend ra sërish në errësirën e regjimit të talebanëve.

Top-Channel shkruan se ndryshe nga çfarë u deklarua nga autoritetet shqiptare, se në vendin e pushtuar nga talebanët nuk ka asnjë shtetas shqiptar, një vajzë e quajtur Ana ka mbetur e bllokuar. Ajo është nga Tirana dhe punon në një organizatë ndërkombëtare.

Në pamundësi për të lëvizur,  një operacion ka nisur në bashkëpunim edhe me forcat amerikane që ndodhen ende në aeroportin e Kabulit, në mënyrë që ajo të vijë drejt Shqipërisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *