Numri i viktimave nga përmbytjet në Turqi ka shkuar në 70. Ekipet e kërkim-shpëtimit janë akoma në përpjekje për të gjetur 47 personat e tjerë që rezultojnë ende të zhdukur.
Provincat turke përgjatë Detit të Zi ndodhen në kaos total. Dëmet materiale janë të shumta, makina të dala jashtë funksionit dhe shtëpi të pabanueshme. Mijëra banorë janë evakuuar.
E gjithë situata erdhi pikërisht në momentin kur jugu i Turqisë ishte i prekur nga zjarre masive, të cilat shënuan 8 viktima.
/Priza.al/