Kushdo, kurdo dhe kudo me Vodafone

Turistë e vendas. Të huaj e shqiptarë. Sot, nesër, gjithë verën e përherë. Në mal e në det. Kushdo, kurdo, kudo mund të memorizojë e të shpërndajë në median sociale pushimet më të bukura, përmes rrjetit e paketave Vodafone.

Një udhëtar i paepur, që lëviz pafund, në çdo cep të Shqipërisë, mund të bëhet dëshmitari më i mirë i kësaj eksperience. Siç është dhe Anxhi Çeliku, që është çdo fundjavë kudo, tashmë #kudomevodafone, duke promovuar Shipërinë e bukur. Pas postimeve spektakolare të javëve të shkuara, me në sfond shtëpitë karakteristike të fshatit Vuno, pastaj ujërat e kristalta të Palasës e mandej perëndimin e flaktë në Dhërmi, Anxhi duket nga fotografitë e fundit se ka ndryshuar tërësisht drejtim. Ka shkuar në veri këtë fundjavë. Është ulur këmbëkryq mes vargmaleve të Bjeshkëve të Namuna në Luginën e Grebajës e mandej edhe në Majën e Vajushës, duke postuar pamje që kanë tërhequr fort vëmendjen e rrjeteve sociale. Po aq sa kanë tërhequr dhe postimet e një tjetër shtegtari po kaq të apasionur, Fation Plakut, i cili ka ndarë gjatë kësaj jave, pamje të rralla të guidës së tij unike, “Peaks of the Balkans” (Majat e Ballkanit”). Edhe Fationi ka gërshtetuar malet mbresëlënëse të Tropojës, Thethit, me gjiret e virgjëra të rivierës, si i famshmi Gjiri i Gramës. Eksperiencat e tij fantastike, Fationi i ka ndarë këtë të shtunë edhe, në “Pushime on Top”, ku ka treguar se sa e rëndësishme dhe e domosdoshmë është fuqia e teknologjisë dhe rrjetit për t’i promovuar vendet ku ai shkon, live nga rrjetet sociale.

Fationi edhe Anxhi kanë përmbushur kështu misionin e tyre si brand ambasadorë të fushatës #kudomeVodafone, që Vodafone Albania nisi gjatë kësaj vere në median e saj sociale, me qëllim promovimin e Shqipërisë sonë të bukur e të panjohur ende, përmes teknologjisë dhe rrjetit të gjerë e të fuqishëm Vodafone. Të dy këta udhëtarë të apasionuar, po vazhdojnë të na përcjellin nga çdo stacion ku ndalojnë, në kohë reale, eksperiencën e tyre përmes rrjetit Vodafone që është fleksibël dhe i aksesueshëm lehtësisht për këdo si ata, që janë të apasionuar pas natyrës e që zgjedhin të jenë në kësi udhëtimesh eksploruese, të cilat shpesh shkojnë deri në kufi me shtetet e rajonit. Por, kjo nuk është më një problem. Tani që tarifat e roaming janë 0 në të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, pra në Kosovë, Bosnjë, Serbi, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, është më e lehtë të postojnë në kohë reale edhe aty ku valët e operatorëve shqiptarë ua lënë radhën atyre të operatorëve në vendet fqinje. Sepse të përfitosh nga roaming tani është shumë e lehtë. Abonentët Vodafone mund të përdorin të njëjtën paketë që kanë edhe në Shqipëri, mjafton të ndryshojnë Network, nga Automatic ta kthejnë në Manual- Roaming on dhe të qëndrojnë të lidhur.

tour- et që Fationi organizon janë të shumtë dhe turistët e huaj që vijnë për të shijuar Shqipërinë dhe që e shpërndajnë këtë eksperiencë duke përfituar nga Vodafone Tourist Pack, paketa me 1500 lekë, me 20 GB internet, qindra minuta e sms kombëtare e ndërkombetare për plot 21 ditë. E ndërsa të huajt po vijnë gjithmonë e më shumë në Shqipëri, ka shumë shqiptarë që vazhdojnë të zgjedhin të pushojnë e udhëtojnë jashtë kufijve. Sigurisht që Vodafone ka paketa favorizuese edhe për ta. Jo vetëm se është rrjeti me shtrirjen më të gjerë në Europë e botë, por ofron dhe një plan shumë të favorshëm roaming për çdo vend të Europës e botës: për të shmangur tarifat për njësi dhe për të mbajtur nën kontroll shpenzimet pas përfundimit të planit tarifor/njësive aktive të paketës, klientët Vodafone mund të aktivizojnë paketën internet roaming  (1.5GB  Europe, SHBA, Kanada) që konsiderohet produkti best seller i paketave aktuale roaming (i vlefshëm për Europë, SHBA, Kanada) për klientët me parapagesë dhe ata të planit tarifor “Next”. Kjo paketë, e cila kushton vetëm 1,300 lekë dhe përmban 1.5 GB, vlen për dhjetë ditë. Klientët “Next” përfitojnë dyfishin e internetit të kësaj pakete, pra 3 GB me të njëjtin çmim.

Dhe të gjithë ata, të cilët shpirti i aventurës i nxit të eksplorojnë destinacionet më të largëta dhe ekzotike, paketa Vodafone “Rest of the world” i shoqëron kudo.

Pra askujt s’i mbetet gjë tjetër, veçse të planifikojë çfardo lloj pushimi apo udhëtimi, brenda apo jashtë Shqipërisë, të bëjë gati valixhen e të niset i qetë, sepse kudo që të jetë, do të kenë me vete rrjetin e shpejtë e të sigurtë Vodafone. #kudomeVodafone është garancia e vetme dhe e dëshmuar tashmë, nga çdo cep i Shqipërisë e përtej saj.

/Priza.al/

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *