E rëndë/ Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në malin e Tyrbes, kufoma e dëmtuar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Lezhë ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje. Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur “Mali i Tyrbes”, Lezhë.

Mësohet se viktima është identifikuar si Ll. Gj., për të cilën bashkëshorti i saj e kishe denoncuar si të zhdukur në polici që prej 25 shkurt. Ajo çfarë është më e rëndë.

Referuar burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, kufoma është e dekompozuar dhe e parregullt nga ana strukturore. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.

“Më datë 18.03.2021, në vendin e quajtur “Mali i Tyrbes”, Lezhë, është gjetur një kufomë e dekompozuar, e parregullt nga ana strukturore.

Nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se trupi i përket shtetases A. Gj., 63 vjeçe, banuese në Lezhë.  Kjo shtetase ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.02.2021, bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Gj. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, për largimin e saj nga banesa.

Shërbimet e Policisë Lezhë, pas marrjes së kallëzimit, kanë vijuar në mënyrë të pandërprerë kërkimet për gjetjen e saj”, njofton Policia.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *