Temperaturat e larta në vend, IGJEUM: Kush janë qarqet më të rrezikuara nga zjarret ditën e nesërme

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë me dije se ditën e nesërme katër qarqe do të jenë të rrezikuara nga rënia e zjarreve. Në një postim në Facebook, IGJEUM shkruan se të rrezikuara janë qarqet Shkodër, Fier, Berat dhe Korçë, ndërkohë që në këto qarqe janë të rrezikuar kryesisht Kukësi, Gjirokastra dhe Vlora. Gjithashtu është bërë me dije se në Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër mund të ketë reshje të pakta shiu.

Njoftimi i plotë:

ZJARRET NË PYJE
——————–
Sot pasdite (e hënë dt.16) dhe nesër (e martë dt.17) pritet nivel “I LARTË” rreziku në qarqet Shkodër, Fier, Berat dhe Korçë dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në qarqet e tjera të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona të lokalizuara pritet rrezik “I LARTË”, konkretisht: Kukës (vl), Gjirokastër (jl) dhe Vlorë (v).
PARASHIKIMI METEO
————————–
RESHJET
Sot pasdite (e hënë dt.16) dhe nesër (e martë dt.17) priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjerë nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e martë dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 32 °C
në vendet e ulëta: 22 / 35 °C
në vendet malore: 17 / 32°C
Era
Sot pasdite (e hënë dt.16) dhe nesër (e martë dt.17) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *