Talebanët zhdukin gratë nga televizionet afgane, transmetohen vetëm programe fetare

Kanalet kryesore televizive të Afganistanit janë ende duke transmetuar, por me disa dallime të dukshme. BBC shkruan se në ekrane nuk më gra, por vetëm burra. TV Kombëtar i Afganistanit, Tolo News, Ariana, Shamshad dhe 1TV janë vetëm disa prej mediave që kanë zhdukur punonjëset femra.

Kryesisht këto televizione kanë përsëritur programet e transmetuara dje dhe janë fokusuar në dhënien e ndonjë telenovele apo muzike, por asgjë që të ketë lidhje me terrorin që ka pushtuar Afganistanin. Sidoqoftë, Saad Mohseni, pronar i Moby Group, i cili përfshin Tolo TV dhe Tolo News TV tha se mund të sigurojë që stafi është mirë.

“Unë mund t’ju siguroj se njerëzit tanë janë mirë dhe se ne kemi vazhduar me transmetimin tonë të pandërprerë gjatë gjithë këtij tranzicioni,”- shton ai.

Televizioni shtetëror, i cili u mor nga talebanët në mbrëmjen e 15 gushtit, ka transmetuar kryesisht programe fetare. Shamshad TV, në pronësi të një ish-ndihmësi presidencial, ka transmetuar shumë përmbajtje pro-talebanëve. Në një program, korrespondenti i kanalit tregoi banorët e Kabulit duke lavdëruar grupin e talebanëve për sjelljen e tyre.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *