Kryebashkiakja në Afganistan rrëqeth me postimin e saj: Jam ulur dhe po pres talebanët të më vrasin

Zarifa Ghafari, kryebashkiakja e parë femër në Afganistan ka publikuar një foto në rrjetet sociale, krah të cilës shkruan se po pret që talebanët të shkojnë dhe ta vrasin.

Tanimë i gjithë shteti është në duar të talebanëve, kryebashkiakja i ka humbur shpresat se ndonjë person do t’i shkojë në ndihmë asaj apo familjarëve të saj.

“Jam ulur këtu duke pritur që ata të vijnë. Nuk ka asnjë që të më ndihmojë mua apo familjen time. Ata do të vijnë për njerëz si unë, të më vrasin,”- deklaron Ghafari.  

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *