FOTO+EMRAT/ Kamionçina del nga rruga, humb jetën 58-vjeçari në Berat! Plagosen rëndë 3 persona

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në fshatin Rroshnik të Beratit. Një mjet tip kamionçinë, në të cilin udhëtonin 4 shtetas ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen pasi ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Beratit 58-vjeçari Zybo Brami.

Të plagosurit e tjerë Daniel Brami, 26vjeç dhe R. Brami, 12 vjeç si dhe drejtuesi i mjetit Astrit Kanaçi. Ata ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Beratit, nga ku pritet të transportohen me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *