Meta vlerëson me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” shkrimtarin dhe studiuesin Fatmir Terziu

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” shkrimtarin dhe studiuesin e shquar, Prof.Dr. Fatmir Terziu.

Meta e ka vlerësuar Terziun me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin e shquar në fushën e arsimit, medias dhe etnokulturës në Diasporën tonë, si dhe për angazhimin e palodhur për mbrojtjen, forcimin dhe përparimin e faktorit shqiptar kudo në botë”.

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar të pranishmëve në ceremoninë solemne, Meta tha se është kënaqësi të vlerësosh një nga figurat më të respektuara të komunitetit tonë të nderuar në Britaninë e Madhe.

‘Me mirënjohjeje për kontributin e shquar dhe të gjithanshëm në fushën e arsimit, medias dhe etnokulturës, si dhe për angazhimin e palodhur për mbrojtjen, forcimin dhe përparimin e faktorit shqiptar kudo në botë, pata kënaqësinë të vlerësoj një nga personalitetet e komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe, Prof.Dr. Fatmir Terziu.

Me veprimtarinë e tij të suksesshme profesionale, intelektuale dhe atdhetare, sidomos në mjedisin akademik britanik, Profesor Terziu ka dhënë një ndihmesë të çmuar jo vetëm për evidentimin e lartësimin e vlerave tona kombëtare, por edhe për afirmimin e shqiptarëve në Britani dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve tanë miq.’- shkruan Meta.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *