Problematika me mbetjet vijon në Durrës duke u bërë çdo ditë dhe më shumë alarmuese për banorët. Në zonën pranë Bashkisë, në qendër, lagjia 14 dhe 13 që janë zona plazhi dhe zona e portit si dhe rruga për në Gjirin e Lalëzit kanë problemet më të thkesuara me mbetjet urbane.
Drejtori i Pastrim-Gjelbërimit refuzoi një intervistë para kamerave, por në një telefonatë për Fax News tha se janë shtuar 2 kamionë për përballimin e fluksit ndërkohë situata paraqitet shumë e rëndë.
Qytetarët të shqetësuar në një prononcim për Fax News thanë se po u rrezikohet shëndeti pasi aroma e keqe ka pushtuar gjithë zonën dhe pavarësisht se janë taksapagues të rregullt nuk u përgjigjet asnjë institucion.
“Po vjen shumë erë e keqe, nga Tirana i sjellin dhe i hedhin aty. Fillon këtu deri në Gji të Lalëzit, ther lopë e hidh mish aty, vec pamjes estetike vjen erë e rëndë, po qelbemi. Jam taksapagues i rregullt, është turp e faqe zezë se vijnë tursitët se zonë turistike dhe vijnë e shohin grumbujt aty që kur është mbyll Sharra. Ka dy javë 3 javë, nuk vjen njeri t’i mbledhë, ne depozitojmë mbeturinat atje poshtë, këtu të mbulojnë mizat dhe këtu kaloj për të blerë bukë. Shën Pjetri është zonë turistike”– u shprehën banorët.
/Priza.al/